Satelitët e Shqipërisë në orbitë, Rama jep detaje të reja
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2, të cilët qeveria shqiptare ka paralajmëruar se do t’i çojë në orbitë pritet të jenë gati në mars dhe qershor, zbulohet nga një video e postuar në Facebook kryeministri Edi Rama.
Rama dëgjohet teksa flet me një përfaqësues të atyre që duket se kanë marrë përsipër realizimin e satelitëve, i cili ilustron me video lançimin e Spacex Falcon 9.
“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes do të shohim satelitin në orbitë.
Në një intervistë për Euronews Albania të hënën kryeministri Edi Rama pohoi planet e Shqipërisë për satelitët dhe tha se pritet të ndodhë shumë shpejt.








