Scholz mbështet vendimin për dëbimin e dy diplomatëve rusë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Gjermania të përfshirë në vrasjen e një ish-militanti çeçen në një park të Berlinit dy vjet më parë.

Një shtetas rus u dënua të mërkurën me burgim të përjetshëm për vrasjen me kontratë të gjeorgjianit në gusht 2019 në parkun ‘Kleiner Tiergarten’ në Berlin në mes të ditës.

Vendimi e përshkruante vrasjen si terrorizëm shtetëror dhe gjyqtarët ishin të bindur se 56-vjeçari po vepronte në emër të autoriteteve shtetërore ruse. Ndërkohë që Rusia e ka mohuar këtë.

Prokurorët thonë se ishte një akt hakmarrjeje nga Moska për pjesëmarrjen e gjeorgjianit në luftën e dytë çeçene dhe armiqësisë së tij ndaj shtetit rus.

Vendimi ishte një tregues i qartë se gjëra të këqija kanë ndodhur këtu, dhe kjo është arsyeja pse është absolutisht e drejtë që ministri i Jashtëm të reagojë me një përgjigje të qartë”, tha sot Scholz përpara samitit të BE-së në Bruksel.

LEXO EDHE:

Back to top button