Scholz nesër pret Ramën, pritet të caktohet data e Samitit të Berlinit

Scholz nesër pret Ramën, pritet të caktohet data e Samitit të Berlinit

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, të martën më 7 mars do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi pritet të mbahet rreth orës 11:15, njoftojnë nga Qeveria e Gjermanisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se gjatë takimit pritet të caktohet edhe data e takimeve për Procesin e Berlinit.

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button