Scholz viziton sot Prishtinën, gjatë pasdites udhëton drejt Beogradit

Scholz viziton sot Prishtinën, gjatë pasdites udhëton drejt Beogradit

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis turin 2 ditor ballkanik dhe ndalesa e pare e tij është Kosova.

Scholz do takohet vetëm me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, rreth orës 11:30, Kurti dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. 

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, e quajti lajm të mirë vizitën e Scholz, duke theksuar se kancelari do të vijë me “një lloj rifreskimi të Procesit të Berlinit”.

Olaf Scholz do të vizitojë edhe trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFORit.

Gjatë pasdites, zyrtari i lartë do t’i drejtohet Beogradit, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Pas Kosovës dhe Serbisë, Scholz ndalet edhe ne Shkup dhe Sofje.

Më pas ai do të udhëtojë drejt Selanikut  me ftesë të kryeministrit grek Mitsotakis, ku do të bashkohet me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore”.

LEXO EDHE:

Back to top button