Së shpejti kënga e re mes Tayna dhe Kida

Së shpejti kënga e re mes Tayna dhe Kida

Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Artistet siç thuhet do të sjellin një këngë verore, ndonëse ky është bashkëpunimi i parë i tyre. Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) ndërkohë është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Bipolar”. Tanimë janë lansuar të gjitha këngët e këtij albumi e janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Nga ana tjetër, Kida të fundit projekt të quajtur “Leje” e solli rreth dy muaj më parë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube. Pritet se si do të jetë ky kombinim dhe se çfarë befasie kanë përgatitur për fansat.

 

LEXO EDHE:

Back to top button