Së shpejti skadon mandati i anëtarëve të KSHZ-së

Në më pak se tre javë, skadon mandati i anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas 15 janarit, Kuvendi duhet të shpallë konkurs për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarit të institucionit të ngarkuar për zbatimin e zgjedhjeve. Nga LSDM thonë se e gjithë procedura do të fillojë shumë shpejt për t’u respektuar afatet.

Ne si parti e përgjegjshme politike duam që gjithçka, që ishte një shembull i keq në funksionimin e deritanishëm dhe atë që kishim si shembull në regjimin 11-vjeçar që sundoi vendin, të çojmë në drejtim të përmbushjes së standardeve, që janë në vendet anëtare të BE-së, në çdo mënyrë t’i përfshijmë në sistemin juridik të vendit tonë. Këtu përfshihen edhe anëtarët e KSHZ-së, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë ne.”-tha Mile Taleski – Deputet i LSDM-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët dorëzuan propozim ndryshime në Kodin Zgjedhor, dhe më pas i tërhoqën ato, nuk përgjigjen konkretisht se cili është qëndrimi i tyre në lidhje me emërimin e anëtarëve të KSHZ-së.

Komisioni jonë i drejtësisë është në komunikim të vazhdueshëm edhe me partitë tjera politike. Ende nuk kemi qëndrim përfundimtarë, por së shpejti, për dy-tre ditë me siguri do kemi konferencë për shtyp ku do i shpalosim qëndrimet tona përfundimtare lidhur me Kodin e ri zgjedhor”-pohoi Arben Taravari – Aleanca për Shqiptarët.

Pushteti duhet të propozojë nënkryetarë dhe tre anëtarë, ndërsa opozita kryetarin dhe dy anëtarë. Por, tani për tani, asnjë parti politike nuk po i publikon kandidatët e saj për pozitat. Në konferencën e djeshme për shtyp me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se pas formimit të grupit të punës për Kodin Zgjedhor, bisedimet midis partive bëhen më serioze.

Në një mënyrë jemi duke hapur një proces që do të zgjasë disa muaj, dhe në të cilin do të diskutohet modeli zgjedhor, si dhe çështje të tjera në lidhje me procesin zgjedhor dhe në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Do të shohim nga procesi nëse do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për një njësi zgjedhore.”-pohoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Më parë, kryetari aktual i KSHZ-së, Oliver Derkovski, bëri thirrje për t’i dhënë fund praktikës për të bërë ndryshime në Kodin zgjedhor gjithmonë pak para zgjedhjeve.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button