Skuadra e FC Shkupit pësoi disfatë minimale 0-1 në ndeshjen kthyese të turit të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit. Skuadra kroate kaloi në turin e tretë falë golit të shënuar nga Arian Ademi.
“Në dy ndeshjet me një ekip si Dinamo, mendojë se ishim të barabartë. Në momente Dinamo ishte më i mirë. U thash në pushim futbollistëve se duhet të kemi kujdes në 5 minutat e para, mirëpo nuk kishim sukses. Jam shumë krenar me futbollistët e mi. Ne kemi luajtur kundër një ekipi që është mjaft kualitativ dhe me një roster të gjërë të futbollistëve,
Te ne u lëndua Danfa , pastaj edhe dy futbollistëve kyq, ndërsa te ata secili që vjen si zëvëndësim është një futbollist i ngjajshëm.
Dinamos i dëshirojë sukses në Ligën e Kampionëve. Neve na mbetet që të përgatitemi për katër ndeshjet e ardhshme në Evropë.
Do të ishte një ndeshje ndryshe nëse Cefas shënonte gol për ne. Dinamo kalojë më tutje falë eksperiencës dhe paraqitjes së mirë të Arian Ademit. Por djelmoshat dhanë maksimumin në terren. Luajtëm futboll të hapur, por nuk arritëm që të shënojmë gol dhe kjo më brengos më shumë,” tha mes tjerash Sedloski.








