Seferi në formë, realizon 2 gola për Vorskla Poltava-n

Skuadra e Vorskla Poltava-s po luan ndeshjen e parë për vitin 2023 në kampionatin ukrainas. Skuadra e Taulant Seferit po përballet në shtëpi me Zoria Lugansk.

Rezultati është 2-0 për vendasit dhe të dy golat janë realizuar nga ish-sulmuesi i Tiranës. 26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë. Dhjetë minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti, duke realizuar edhe golin e qetësisë.

Ky është dygolëshi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare në elitën e futbollit ukrainas. Seferi numëron gjashtë gola sezonalë në kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button