Sejdini: Gjykojmë thirrjet antishqiptare të tifozëve, ata janë huliganë
Sejdini: Gjykojmë thirrjet antishqiptare të tifozëve, ata janë huliganë
Thirrjet antishqiptare të disa tifozëve maqedonas nuk mund ta vënë nën hije një moment historik siç ishte fitorja ndaj Italisë, kështu u shpreh në “Programi 200”, kreu i FFM-së, Muhamed Sejdini, duke nënvizuar se bëhet fjalë për disa huliganë.
Sipas tij futbolli bashkon, dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja dhe mbështetja e kombëtares nga shumë tifozë të të gjitha nacionaliteteve edhe në Porto të Portugalisë, shkruan Alsat.
“Neve gjithsesi se i gjykojmë të gjithë ata që patën thirrje nacionaliste, ata janë një pjesë huliganësh, por kjo nuk do të thotë që ata do ta vënë në hije atë globalen, ngase shuhet shumë mirë edhe në komente se çka u komentojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh a janë maqedonas apo shqiptarë apo të ndonjë nacionaliteti tjetër. Unë mendoj që futbolli bashkon, futbolli është pjesa më e ndritur ose momenti më i ndritur për momentin në Maqedoni, unë e shoh edhe këtu në Porto, ku ka tifoz edhe maqedonas, edhe shqiptarë, ka tifoz nga të gjitha nacionalitet që jetojnë në Maqedoni, kjo më bën shumë krenarë dhe jam shumë i gëzuar për këtë”, tha Sejdini./ Alsat.mk








