Thaçi: Incidentet e vogla nuk mund të fusin nën hije suksesin e madh të kombëtares

Gazetari i sportit në TV Alsat, Mahir Thaçi derisa komentoi thirrjet antishqiptare të një grupi tifozësh, tha se bëhet fjalë për një incident shumë të vogël përballë një suksesi shumë të madh të kombëtares.

Sipas tij goditja më e madhe ndaj këtyre tifozëve do të jetë suksesi i radhës i kombëtares në rast se do të arrij të kualifikohet në botërorin ‘Katar 2022”.

Sipas Thaçit është shumë e rëndësishme se fudbollistët në fushë janë unik dhe nuk bien pre e provokimeve të tilla, shkruan Alsat.

“Incidentet e vogla e që provokohen nga një grup individësh nuk mund të mbulojnë atë suksesin e madh që ka arritur pikërisht kjo përfaqësuese e Maqedonisë në futboll. Aty ku është një harmoni mes futbollistëve dhe nuk shohin njëri tjetrin si përfaqësues i një përkatësie tjetër etnike, por si një koleg të cilin duhet ta përkrahin në fushë dhe së bashku të shënojnë fitore ndaj kombëtareve të cilat kanë traditë, kanë rezultate dhe janë gjigant në futboll në përgjithësi… Unë besoj se do të jetë një mesazh më i mirë nëse ata tregojnë në 90 minuta në terrenin e gjelbër arrijnë të kualifikohen dhe pastaj tu tregojnë të gjithëve se ky është çelësi i funksionimt në sport i cili do të sjell një impakt tjetër në shoqërinë tonë, se sporti është ambasadori më i mirë i një shteti, pse jo”, tha Thaçi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button