Sejdini: Ne tanimë kemi bërë historinë, fituam një Itali shumë të madhe
Sejdini: Ne tanimë kemi bërë historinë, fituam një Itali shumë të madhe
Jemi të vetëdijshëm për kundërshtarin që kemi përballë, por futbollistët tanë janë profesionist, janë unik dhe shpresojmë të arrijmë fitore. Kështu tha në “Programi 200”, në prag të ndeshjes Portugali-Maqedoni, kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) Muhamed Sejdini.
Sipas tij edhe nëse ndodh e kundërta, djemtë e kombëtares duke mposhtur Italinë, vetëm se kanë bërë historinë, shkruan Alsat.
“Jo vetëm futbollistët, por gjithë simpatizantët e futbollit, stafi dhe gjithë atyre që janë pranë nesh, ende emocionet qëndrojnë nga Loja që zhvilluam në Palermo të Italisë, kështu që mendoj se emocionet ka ende, por futbollistët janë profesionistë, ata e presin ndeshjen në mënyrë sa më profesionale, por mendoj se ne jemi duke luajtur me një Portugali shumë të fuqishme, kështu që besoj, dhe ata kanë besim në vete se do të korrim fitore, por edhe nëse ndodh e kundërta ne vetëm se e bëmë një histori, fituam një Itali shumë të madhe, të shpresojmë se dhe sonte do t’ia dalim”, deklaroi Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së./Alsat.mk.








