Sejdini vlerëson përfshirjen e Elezit në “Top 60” e talentëve botëror

Ditë më pare, prestigjiozia britanik “The Guardian” publikoi një lajm që jepte rezultatin e një analize profesionale të futbollistëve më premtues në botë të gjeneratës së lojtarëve të lindur në vitin 2004. Më bukura që binte në sy ishte prania e një shqiptari në “Top 60” të talentëve më të medhenj boteror të kësaj gjenerate – Dashmir Elezit, futbollistit të Shkëndijës së Tetovë dhe anëtarë i përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut. Ai është vlerësuar si një ndër talentët më të mëdhenj, i cili pritet të rritet në lojtarë serioz, në vitet që pasojnë.

Mirënjohje e madhe kjo për Shkëndijën dhe vendin, e njëkohësisht përgjegjësi për të menaxhuar si duhet “xhevahirin” e tyre. Përfshirja e Elezit në këtë listë të zgjedhur është përshëndetur edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, në emër të të cilit është bërë një postim në llogarinë e Federatës në “LinkedIn”.

“Ne, në Federatën e Futbollit të Maqedonisë jemi krenarë që lojtari jonë Dashmir Elezi, anëtarë i përfaqësueses të Maqedonisë deri 19 vjeç, është përfshirë në këtë zgjedhje prestigjioze. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se futbollin e Maqedonisë e pret e ardhme e ndritur në vitet që pasojnë”, thuhet në fjalën e presidentit Muamed Sejdini, në postimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në “LinkedIn”.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button