Sekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni kishte ardhur në Durrës

Bahri Shala Kreu i drejtorisë së anti drogës thotë në një përgjigje për gazetaren e Top Channel, Alberta Hashani se sasia e kapur në Lipjan e kokainës është në sasinë rreth 400 kg. Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton.

Por pak më parë përfundoi peshimi në Kosovës dhe Shala konfirmoi se sasia është 300-400 kg.

Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve. Kamioni me këtë sasi kokaine ka kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës. Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane. Ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.

Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë./TCh


Një sasi rekord kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 2 tonësh e 200 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.

Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh. Mësohet se sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. Nga 613 kilogramë të fshehura në bananet e Arbër Çekajt në prill u kapën 143 kilogramë po në portin e Durrësit, ndërsa më 1 prill babai i Arbërit, Selim Cekaj u arrestua pasi në kontenierët me banane në pronësi të tij u kapën 49 kilogramë kokainë.

LEXO EDHE:

Back to top button