Sekuestrohen automjete për shkak të regjistrimit të skaduar prej gati një viti
Sekuestrohen automjete për shkak të regjistrimit të skaduar prej gati një viti

Me datë 18.03.2025 në ora 10.10 në autostradën Shkup – Veles, në pikën e pagesës rrugore Petrovec, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit mobil për siguri në komunikacionin rrugor në MPB, është kryer kontroll të një kamioni “Mercedes” dhe një gjysmë-rimorkio me targa të Shkupit, drejtuar nga M.M.(47) nga Shkupi, ndërsa pronë e personit juridik. Me çrrastë është konstatuar shkelje e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, gjegjësisht për shkak se leja e qarkullimit të kamionit dhe gjysmë-rimorkios kishte skaduar dhe ishte e vlefshme deri më 24.04.2024. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet një parashtresë përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.