VIDEO | Macron i telefonoi Zelenskit: Më fal Emmanuel, do të të kërkoj për 15 minuta
VIDEO | Macron i telefonoi Zelenskit: Më fal Emmanuel, do të të kërkoj për 15 minuta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa po mbante një video-konferencë me gazetarët, në një moment mori një telefonatë nga Emmanuel Macron.
Në videon e postuar në X, Zelensky shihet duke marrë një pyetje nga një gazetar kur papritur merr celularin dhe dëgjohet duke thënë: “Më falni Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?”
Pas 1-2 sekondash në të cilat me sa duket dëgjoi përgjigjen pozitive të presidentit francez, Zelensky dëgjohet duke thënë “Po, të lutem, faleminderit Emmanuel, mirë, mirë, lamtumirë”.
Macron unexpectedly called Zelensky while he was speaking with journalists.
When asked to confirm if it was the French president, Zelensky replied: “Yes, I just spoke with President Macron. We talk very often — about once a day, on average.” pic.twitter.com/YsR4CiSoqM
— KyivPost (@KyivPost) March 20, 2025
Gazetarët pjesëmarrës në konferencën më pas e pyetën Zelenskyn nëse Emmanuel Macron ishte vërtet në anën tjetër të linjës dhe presidenti ukrainas u përgjigj pozitivisht.
😊 Macron called Zelensky during his conversation with journalists
The Ukrainian president picked up the phone, explained that he was currently speaking with the media, and promised to call back right after. According to Zelensky, he and Macron talk on the phone approximately… pic.twitter.com/6LZ7e8cK4Y
— NEXTA (@nexta_tv) March 20, 2025
“Po, sapo fola me presidentin Macron. Ne flasim shumë shpesh, pothuajse një herë në ditë,” sqaroi Volodymyr Zelensky.