Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë nuk duhet assesi të kalojë, është i dëmshëm

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit.

“ Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53. Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. VMRO-DPMNE mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit..” deklaroi Sela në Alsat

Në intervistën në Alsat, Sela kritikoi ashpër kryetarin e Kuvendit dhe ekspertët
 
“Ç’janë këta bastardë të tipit të kryetarit të Parlamentit, që merr të drejtën Komisionin e Venecias ta mbajë fshehur nga opozita shqiptare dhe këndvështrimet që i ka Ziadin Sela, don s’don ai, unë jam deputet i zgjedhur i popullit, njësoj si ai…. Ç’është kjo qasje ky ku e di unë, t’i vijë turp prej njeriu e jo përfaqësues i popullit, që kërkon se se paska pa grafën e parë të raportit që e ka bërë në gjuhë shqipe dhe bën naivin se se paska ditë  ”- tha mes tjerash Sela. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button