Sela: Nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjera të tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat foli edhe për kontestin me Bullgarinë. Ai u shpreh se në kontest fshihen edhe gjera të tjera, jo vetëm bllokimi që po na bën shteti ynë fqinjë Bullgaria. Ai tha se problem kryesor mbetet ende korrupsioni dhe shteti i së drejtës, prandaj nuk arrihet të organizohet ende mbledhja e parë ndërqeveritare me BE-në.

Kam bindjen që prapa kësaj mburoje që i krijohet Qeverisë Zaev 2, nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjer të tjera që ne nuk po arrijmë të mbajmë mbledhjen e parë ndërqeveritare me BE. Si për shembull, korrupsioni, mungesa e shtetit të së drejtës… Qeveria Zaev 1 ka vetëm një meritë, nqs ka autorësi qe procesi i anëtarësimit në BE është reversibile, këtë meritë nuk e ka Edi Rama, nuk e ka as Vuçiçi, etj. Por këtë meritë e ka ekskluzivisht Zoran Zaev, nëpërmjet procesit të famshëm gjyqësor i ashtuquajtur “Zhvatja”.

LEXO EDHE:

Back to top button