Loredana është shpallur top artistja e youtube në Gjermani për vitin 2020

Reperja shqiptare Loredana Zefi po bën namin në Gjermani me hitet e saj dhe ka korrur sukses të jashtëzakonshëm.

Aq sa, për këtë vit ajo është shpallur artistja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube! Lori e dha vetë këtë lajm të bukur në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar me krenari këtë arritje që do të thotë shumë për karrierën e saj.

Pavarësisht dramave të jetës personale, Loredana po e mbyll vitin 2020 me një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo është kthyer në emrin më të komentuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani, ndërsa ne i kemi ende sytë tek jeta e saj personale.

Së shpejti publikohen tre pjesët e tjera të dokumentarit të reperes, ndërkohë që në pjesën e tij të parë tregoi se ajo dhe Mozzik janë sërish bashkë, këtë herë më të fortë se kurrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

LEXO EDHE:

Back to top button