fbpx

Selena Gomez nxorri në treg kompaninë e saj të parë kozmetike


Pasi befasoi fansat, duke njoftuar se kompania e saj e parë e kozmetikës ishte duke nisur punën në fillim të shkurtit, Selena Gomez, 28 vjeç, sapo zbuloi datën zyrtare të fillimit të linjës dhe është vetëm pak javë larg.

“Jam shumë e entuziazmuar që të them se më në fund @RareBeauty do të dalë në treg më datë 3 shtator. Jam kënaqur shumë duke krijuar gjithçka dhe mezi po pres t’i provoni. Shpresoj t’i doni edhe ju po aq sa unë!”

Në një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Instagram, të linjës së saj të re, Selena shprehet:

“Unë jetoj në një kohë ku e gjitha është për fytyrën. Gjithmonë flitet për makeup. Duket se çdo gjë ka të bëjë me mënyrën se si dukesh dhe kjo mund të jetë tepër argëtuese, por në të njëjtën kohë edhe pak e rrezikshme. Kështu që unë doja që njerëzit të ndjejnë se grimi është diçka për t’u shijuar, jo një nevojë dhe mendoj se kjo është dhe ajo që jam. Jam autentike dhe shumë e vërtetë me fansat e mi. Çdo vajzë, grua, djalë, kushdo qoftë mund të ndihen të bukur ashtu siç ata janë.”

Ajo shpjegoi se si shpreson që produktet e Rare Beauty do i ndihmojnë njerëzit të përfaqësojnë individualitetin dhe papërsosmëritë e tyre.

Selena Gomez ka menduar që nëpërmjet fitimeve të kompanisë, t’u vijë në ndihmë komuniteteve të pambrojtura me nevoja në shërbimet e shëndetit mendor.

Ajo ka krijuar fonde dhe ka mbledhur profesionistë nga universitete e organizata të rëndësishme për t’i shërbyer “Këshillit të Shëndetit Mendor Rare Beauty”.

Burimi: People

LEXO EDHE:

Back to top button