Selimi para nisjes për në Hagë bën homazhe tek varri i Astrit Deharit
Para nisjes për në Hagë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherë Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit në katër vjetorin e vdekjes së tij.
Bashkë me Selimi përveç bashkëpartiakëve ishin edhe familjarët e Astrit Deharit.
Ndërsa i pyetur për aktakuzën ndaj tij ai nuk deshi të flas duke thënë se do flas pasi të shkoj në Hagë duke shtuar se i shkon zëri më mirë.
“Nuk do të flas këtu, do të flas nga atje, sepse më shkon zëri më mirë”, ishte komenti i shkurtër që bëri Selimi.