Sellcë, zyrtarët e BDI-së përballën me kritika të shumta

Sellcë, zyrtarët e BDI-së përballën me kritika të shumta

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Banorët e fshatit Sellcë në Tetovë thonë se janë të zhgënjyer nga BDI-ja e cila sipas tyre tani 22 vjet mashtron banorët me premtime boshe. Banorët i thanë drejtuesve të partisë së Ahmetit se që nga viti 2001 kanë bërë gjithçka çfarë është kërkuar nga ana e tyre, por nga BDI-ja përveç premtimeve të rreme nuk kanë marrë asgjë. Banorët thonë nuk kanë kërkuar asgjë të parealizueshme, por vetëm zgjidhjen e problemeve për një jetë normale.

“Sot e 22 vite fshati ynë ju pret e ju përcjellë me të njëjtat kërkesa. Të cilat janë jetike për ne. Nga ky fshat para 22 vite kërkuat nuk dhe ju dhamë, kërkuat të kapim armët ne i kapëm, kërkuat të tërhiqemi ne u tërhoqëm, 22 vite në këtë fshat kërkuat përkrahje politike ne ju dhamë. Kërkuat njerëz me shkollë se ushtarët se njohin politikën ne ua dhamë që të shpërngulen nga fshati dhe ne mbetëm në mjerim të vuajmë edhe sot për kushtet elementare për jetesë. Ju u gëzuat, ne nuk u gëzuam”, deklaroi një banor i fshatit Sellcë.

Banorët i dhanë ultmimatumin e fundit drejtuesve të BDI-së, që të zgjidhin kërkesat e tyre jetike, në të kundërtën do të dënohem me votë ashtu sic u dënuan në zgjedhjet e fundit lokale.

“Ne edhe një herë i kërkojmë këto kushte nga ju, dhe të jeni të bindur që është hera e fundit kjo. Uji i pijshëm për fshatin, rruga që lidh qytetin me fshatin shkolla dhe salla e sportit. Nëse këto kërkesa nuk realizohen deri në zgjedhjet e ardhshme, të jeni të sigurt se banorët e fshatit tonë dinë edhe të dënojnë, siç u dënuan në zgjedhjet e fundit lokale, Bashkësia lokale e fshatit Sellcë”, tha një tjetër banor i Sellcës.

Ndërkohë përfaqësuesit e BDI-së në këtë takim sërish premtuan se do të përmbushin kërkesat e tyre duke nisur nga objekti i ri shkollor.

“Komunikojmë me pushtetin lokal, kuptohet që është sjellë dhe plani për ndërtimin e shkollës dhe duhet të lëshohet leja e ndërtimit. Lajmi më i mirë është se javën e ardhshme do kalojë edhe programi i qeverisë dhe shkolla është paraparë në program e Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit dhe me kompletimin e dokumentacionit, jam i bindur dhe shpresoj se sa më shpejt do arrij dokumentacioni që në vitin 2023 të filloj sa më shpejtë punimi për shkollën”, deklaroi Jeton Shaqiri. Ministër i Arsimit.

Nuk munguan as premtimet për rrugën por edhe ujin e pijshëm probleme këto me të cilat, fshati Sellcë po përballët për më shumë se dy dekada. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button