Sensori i ri zbulon problemet e zemrës 10 ditë para paraqitjes së simptomave

Sensori i ri Bluetooth mund të zbulojë arrestin kardiak 10 ditë para se ai të ndodhë dhe me saktësi deri në 80 për qind.

Fllasteri në gjoks përcjell ritmin e zemrës, kualitetin e gjumit, numrin e hapave dhe qëndrimin e trupit. Të dhënat dërgohen në aplikacionin për telefona të zgjuar, i cili përdorë inteligjencën artificiale për të përcaktuar parametrat për secilin pacient.

Nga këtu, mund të zbulohet kur funksioni kardiak fillon të përkeqësohet para se mjekët të zbulojnë se diçka nuk është në rregull.

Shkencëtarët e Universitetit të Shëndetit në Utah dhe Sistemi Shëndetësor i Salt Lake City thonë se teknologjia do të zvogëlojë numrin e urgjencave.

Shkencëtarët monitoruan 100 pacientë me dështim të zemrës, në moshën mesatare 68-vjeç, të cilët mbanin një fllaster me sensor deri në tre muaj në gjoksin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button