Sent Etieni, do të rivalizojë financiarisht PSZH-në?!

Paris Sen Zhermeni i Naser Al-Khelaïfi mund të ketë një rival të ri. Norodom Raviçak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, konfirmoi se dëshiron të blejë klubin francez Sent Etiene. Në një intervistë për “Radio France Internationale”, princi kamboxhian konfirmoi dëshirën e tij.

“Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Sent Etienin. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Sent –Etienin. Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Sent Etienit lavdinë e dikurshme.”

Të gjelbrit mburren me 10 kampionate të fituara në Ligue 1 nga viti 1957 deri më 1981, duke qenë dhe rekordmenët e Francës në këtë aspekt. Trofeu i fundit që kanë fituar është Kupa e Ligës në vitin 2013.

LEXO EDHE:

Back to top button