" "
Policia e Kosovës hap rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm pas festës së serbëve të Mitrovicës së Veriut për fitoren e Aleksander Vuçiç.
Në festën që u zhvillua në sheshin Car Lazar u përdorën edhe armë njofton policia e Kosovës.
“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”, thuhet në raport e policisë së Kosovës.








