Serbi, 736 raste me efekte anësore tek të vaksinuarit kundër COVID-19

Në Serbi deri tani janë regjistruar 736 reagime të padëshiruara nga të gjitha llojet e vaksinave kundër COVID-19, deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë për Barna dhe Mjete Mjekësore, Pavle Zeliç, transmeton Anadolu.

Ai deklaroi se deri tani rreth 1.200.000 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës dhe pritet të matet efektiviteti i vaksinës në Serbi.

“Midis të vdekurve, nuk ka njerëz që janë vaksinuar dy herë. Studimet nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Mbretëria e Bashkuar këtë e tregojnë, do të tregohet në vendin tonë që vaksinat funksionojnë dhe kanë efekt, dhe kjo do të përfundojë në një moment. Në Amerikë kanë thënë për 4 korrik, unë do të thoja ndoshta për festën tonë më të madhe Vidovdan, 28 qershor, që ne të mund të gjejmë një mënyrë përfundimtare për të dalë nga kjo epidemi”, tha Zeliç për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Zeliç tha se deri dje në mesditë, gjithsej 736 reaksione anësore janë regjistruar në të gjitha vaksinat, ndërsa më së shumti ndaj vaksinës kineze Sinopharm, 263, për Pfizer/BioNTech 227, për Sputnik V 137 dhe 109 për AstraZeneca. Ai vlerësoi se numri është i papërfillshëm në lidhje me numrin e dozave të dhëna të vaksinave.

Sipas tij, ka pasur gjithsej pesë reagime të rënda, ndërsa asnjëri prej tyre nuk kërkoi qëndrim më të gjatë në spital.​​​​​​​

LEXO EDHE:

Back to top button