Serbia hapi një bllok kapitujsh në negociatat me BE-në

Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Serbia hapi në Bruksel negociatat për një bllok kapitujsh. Në konferencën ndërqeveritare është hapur blloku 4, që ka të bëj me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike. Duke folur në emër të BE-së, Sekretari slloven i shtetit, Gasper Dovzhan, e cilësoi këtë hap si sukses të Presidencës sllovene, hap i cili do të ndikojë në dinamiken e procesit negociator. Ai tha se megjithatë, përparimin, Serbia duhet të bëj më shumë në reformat e sistemit të drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në proceset e brendshme të rasteve të krimeve të luftës. Nga Serbia është kërkuar që të ketë rol konstruktiv edhe në dialogun me Kosovën dhe se kjo “do të përcaktojë edhe dinamiken e negociatave të anëtarësimit”. Komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi hapjen e katër kapitujve në negociatat me Serbinë e quajti “sinjal të rëndësishëm jo vetëm për Serbinë por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Me hapjen e këtyre kapitujve Serbia tash ka të hapur, 22 nga 35 kapituj në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button