Serbia planifikon ndërtimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan

Drejtoria Republikane për Pronat e Serbisë planifikon më 9 maj të shpall tenderin për ndërtimin e 9 vendkalimeve kufitare, mes tyre edhe kalimi kufitar Miratoc-Llojan, kështu publikoi portali Ekapija.

Sipas portalit në fjalë përveç kalimit kufitar Miratoc-Llojan do të ndërtohen gjegjësisht rikonstruohen edhe vendkalimi Jasha Tomiq, Kallugjerovo, Kellebija, Gjerdap1, Jabuka dhe Ljuba.

Të gjitha vendkalimet kufitare janë ekzistuese, dhe supozohet se për to do të përgatiten projekte për rikonstruim, me përjashtim të vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan, që duhet të ndërtohet nga fillimi.

LEXO EDHE:

Back to top button