Serena refuzon Madridin, për turneun “Roland Garros”

Tenistja amerikane Serena Uilliams, pasi vendosi të mos luajë në turneun Masters të Majamit, Monte Karlos dhe Barcelonës, refuzoi tw zbresë në fushën e turneut Masters në Madrid. Numri 8 në botë nuk luan që prej grand slam-it të “Australian Open” dhe pritet të rikthehet në fushë në mesin e majit.

 

“Serena po bëhet gati për debutimin e saj në fushat me dhè. Besoj se do të rikthehet të luajë në turneun e Romës dhe më pas në “Roland Garros”. Objektivi i saj do të jetë triumfi në grand slam-in parizien. Gjatë kësaj periudhe do të stërvitet në Nisë të Francës për të qenë gati,” tha mes tjerash trajneri i amerikanes, Patrik Mouratoglou.

LEXO EDHE:

Back to top button