Serie A vazhdon sot me disa ndeshje interesante

Xhiro e 29-të në Serie A do të vazhdojë sot me disa përballje interesante.

Disa nga ndeshjet më interesante të programit të ditës së shtune do të jenë mes AC Milan e Sampdoria, Torino e Juventus dhe Bologna kundër Interit, përcjell KosovaPress.

AC Milan do të shikojë sot që të mbajë hapin me liderin e tabelës dhe rivalin e qytetit Interin, ku do të zhvillojnë ndeshje kundër Sampdorias si vendas.

Po ashtu, edhe kampioni aktual i Serie A Juventusi do të zhvillojë ndeshje kundër rivalit të qytetit Torinos, dhe do të kërkojë me ngulm fitoren që të mbajë gjallë shpresat për titullin e “Scudettos”.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë

15:00 Atalanta (4) – Udinese (12) (Stadiumi Gewiss)

15:00 Benevento (16) – Parma (19) (Stadiumi Ciro Vigorito)

15:00 Cagliari (18) – Verona (9) (Stadiumi Sardegna Arena)

15:00 Genoa (13) – Fiorentina (14) (Stadiumi Luigi Ferraris)

15:00 Lazio (7) – Spezia (15) (Stadiumi Olimpico)

15:00 Napoli (5) – Crotone (20) (Stadiumi Diego Armando Maradona)

15:00 Sassuolo (8) – AS Roma (6) (Stadiumi Città del Tricolore)

18:00 Torino (17) – Juventus (3) (Stadiumi Olympic Grande Torino)

20:45 Bologna (11) – Inter (1) (Stadiumi Centro Tecnico Niccolò Galli)

LEXO EDHE:

Back to top button