Sërish aksident me fatalitet në Kosovë, vdes një person në rrugën Pejë-Prishtinë
Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit në rrugën Pejë-Prishtinë, përgjatë mbrëmjes së të dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa ka njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas aksidentit.
“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, tha Hoxha.
Policia ka kërkuar kujdes të shtuar në komunikacion.
“Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit.
Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veqanti respektim i kufizimeve te shpejtsise ne rrugë, sepse humbja e jetëve njerzore neper rruget tona si pasoje e shpejtsise referuar edhe raportimeve sot, eshte teper shqetsuse per te gjithë”.








