Kompania Setek e cila merret me shitjen e mallrave teknike sot feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Është investuar shumë mund dhe energji, për të arritur një nivel të tillë që ta njohin konsumatorët, thotë menaxhmenti i Setek-ut. Produkte nga të gjitha markat e njohura dhe cilësore, që janë pjesë e biznesit me teknikë mund të blihen në dyqanet Setek. Me rastin e ditëlindjes, përfaqësuesit e kompanisë njoftuan se çmimet e produkteve do të ulen deri në 50 për qind.
“Kam kënaqësinë e veçantë të theksoj se nga viti në vit, Setek po bëhet gjithnjë e më konkurrues me çmimet, dhe përzgjedhjen e pajisjeve nga markat e njohura botërore. Çdo ditëlindje e Setek-ut është një festë për kompaninë dhe klientët, ndaj shfrytëzoj rastin të ftoj qytetarët, që të shkojnë në sallonet në të gjithë vendin, dhe të shohin zbritjet e mëdha në pajisjet që ofrojmë dhe ato variojnë deri në minus 50 për qind, si dhe mundësia për të paguar në më shumë këste”, deklaroi Dejan Gimovski, menaxher.








