Sevda Ozkan, hendbollistja turke zbarkon dhe forcon KH Çair

Njëra ndër hendbollistet më të mira në kombëtare e Turqisë, Sevda Ozkan, në sezonin e ri do të vesh fanellën e skuadrës së hendbollit nga Çairi.

Hendbollistja turke mund të luajë në dy pozita, në krahun e djathtë në sulm, si dhe mbrojtje, poashtu në krahun e njëjtë. Hendbollistja e lindur në qytetin e Bursës, pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të Çairit.

Ditë më parë kjo skuadër ka prezantuar Sevda Ozkanin si një përforcim të madh të merkatos, me të cilën do të kërkohet titulli kampion në hendbollin vendor. Firmosja me reprezentuesen turke, tregon edhe njëherë për ambicjet e skuadrës nga Çairi, që ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera gjatë kësaj vere

LEXO EDHE:

Back to top button