Sevilja më afër finales, mund Barcelonën me 2-0

Sevilla ka fituar 2-0 ndaj Barcelona-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Një magji e Kounde-s në pjesën e parë dhe një gol i ish-yllit të katalanasve Rakitiç, në fundin e ndeshjes kanë çuar ekipin e Lopetegui-t një hap larg finales.

 

Natë për t’u harruar për Umtiti, përgjegjës në të dy golat e shënuar nga luzitanët. Francezi është lënë në vend nga mbrojtësi 22-vjeçar i vendasve në rastin e golit të parë dhe ka gabuar lëvizje në rastin e golit të dytë të ish-shokut të skuadrës. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button