Sevilja me eksperiencë, sfidon Interin e urritur


Sonte Sevilja dhe Interi do të përballen në Gjermani, në aktin e fundit të edicionit të 11-të në Liga Europa, për të kurorëzuar me sukses një sezon të gjatë dhe mbi të të gjitha krejtësisht të pazakontë. Këto dy skuadra asnjëherë më parë nuk janë përballur mes tyre, ndërsa takimi i parë vjen në aktin final të kompeticionit të dytë në Evropë.

Zhulien Lopetegi, traneri i Seviljës

“Interi është një skuadër që mund të garojë në Ligën e Kampionëve falë futbollistëve ekstraordines dhe poashtu kanë një trajner me mjaft eksperiencë. Dhe kjo do të kërkojë nga ne që të jemi në limitet tonë , që të mund të japim një performancë të shkëlqyer në të gjtha aspektet e lojë dhe të jemi në mundësi që të garojmë me ata. Për ne është një sfidë e jashtëzakonshme.”

Spanja ka dominuar në Liga Evropa, duke fituar 9 trofe nga viti 2000, ndërsa Sevilja është skuadra më e sukseshme iberike, teksa ka fituar plot 5 herë në 15 vitet e fundit.

 Antonio Konte, trajner i Interit

“Ne duhet të luajmë me dëshirë që të fitojmë dhe të sjellim trofeun në Itali dhe të kthejmë atë te Interi. Ne kemi dëshmuar se jemi skuadër më e mirë. Është me mjaft rëndësi për mua që tu them futbollistëve, në fund të takimit, se nuk ka përse të kenë keqardhje. Nëse jemi ekipi më I mirë do të marrim troefuen. Nëse jo, atëherë ne kemi dhënë maksimumin dhe do të duartrokasim kundërshtarin tonë.”

Sevilja ka fituar 3 sfidat e fundit me skuadrat italiane, ndërsa zikaltërit kanë bilanc negativ teksa kanë fituar 14 dhe kanë humbur plot 18, nga 43 përballjet. Takimi final do të fillojë në orën 21:00 në stadiumin në Këlln dhe do të drejtohet nga arbitri holandez Denni Mek-Keli.

LEXO EDHE:

Back to top button