Sevilja në finale, Bono ndaloi “Djajtë e Kuq”
Alsat
16.08.2020 23:12
Në vazhdim, skuadra e Zhulien Lopetegit vazhdoi të kërkonte golin e barazimit, të cilin e gjeti me anë të Susos (26’), falë një mbrojtje të përgjumur. Megjithatë, anglezët vijuan sulmet e parreshtura për të kërkuar golin e epërsisë. Për fatin e tyre të keq, portieri i Seviljës, Bono ishte në formë të jashtëzakonshme, duke ndalë pothuajse çdo goditje.
Dhe befasia erdhi 12 minuta para fundit. Krosimi nga e djathta i Hesus Navas gjeti mjaft mirë në zonë Luk de Jong (78’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2:1 për skuadrën e tij. Man. Junajted u përpoq deri në fund për të barazuar rezultatin, por ishte e pamundur dhe Sevilja u kualifikua në finale, aty ku e pret fituesin e ndeshjes Inter – Shakhtar Donjetsk.
Sevilja njashtu është rekordmene në këtë kompeticion, pasi e ka fituar pesë herë derisa ka arritur në finale plotë gjashtë herë – së paku dy herë më shumë se çdo ekip tjetër.