Sevilja vendos rekord të ri në Ligën Evropa
Alsat
22.08.2020 09:13
Sevilja ka vendosur rekord të pabesueshëm në Ligën e Evropës, duke triumfuar për herë të gjashtë në histori të këtij kompeticioni, duke mos humbur asnjë finale. Skuadra spanjolle në finale mposhti Interin me rezultat 3:2. Romelu Lukaku (5′) realizoi fillimisht nga pika e bardhë, para se Luuk de Jong (12′) të barazonte rezultatin dhe të sjell epërsi spanjollëve në minutën e 33-të. Mirëpo Diego Godin barazoi shifrat, vetëm 3 minuta më vonë. Goditja fatale për Interin erdhi nga Diego Karlos në minutën e 74-të, i cili me roveshadë dhe falë një devijimi padashje të Lukaku bëri që topi të përfundonte në rrjet.
Ky ishte momenti vendimtar i ndeshjes, me skuadrën e Lopetegit që fitoi për herë të gjashtë në histori Ligën e Evropës, njëkohësisht ekipi më i dekoruar me këtë trofe. Në anën tjetër, skuadra e Antonio Konte mbetet pa trofe edhe një sezon tjetër.