Sfida e tretë mes Borusia Dortmundit dhe PSZH-së këtë sezon në Champions

Borusia Dortmund është nikoqir i Paris Sен Zhermenit në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi e para u zhvillua të martën mbrëma në “Allianz Arena” mes Bajern Munihut dhe Real Madridit.

Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante mes Dortmund dhe PSZH-së, pasi dy skuadrat kanë shkaktuar befasi për të ardhur deri në këtë pikë. “Verdhezinjtë” eliminuan Atletiko Madridin, derisa parisienët gjigantin katalunas Barcelonën.

Në fakt përballja mes Dortmund dhe PSZH do të jetë e treta këtë edicion mes dy skuadrave që ishin në një grup të njëjtë. PSZH kishte fituar takimin në “Parc de Princes” me 2-0, derisa ndeshja në “Signal Iduna Park” përfundoi me barazim 1-1.

Gjithsesi tani është ndryshe, pasi dy skuadrat nuk kanë më se çfarë të kalkulojnë dhe duan me çdo kusht kalimin në finale.

LEXO EDHE:

Back to top button