Sfida Povetkin-Uajt nuk zhvillohet, boksieri rus me “Covid 19”

Përballja e mjaft pritur në kategorinë e peshave të rënda në mes boksierit rus Aleksander Poventkin dhe britaniku Dilan Uajt, që është caktuar për 21 nëntor, nuk do të zhvillohet pasi që Povetkin është prekur nga pandemia “Covid 19”.

Sipas mediave angleze, boksieri rus , për shkak të “Covid 19” ka përfunduar në spital, mirëpo nuk ka asnjë konfirmim për një gjë të tillë, përpos lajmin që Povetkin është prkur nga koronavirusi dhe se nuk ka asnjë gjasë që të zhvillohet përballja në pesahat e rënda. Disa media informojnë se lufta është shtyrë për 30 janar dhe nëse nuk zhvillohet kjo sfidë në afatin e dytë, atëherë Uajt do të sfidojë Tajson Fjurin. Kujtojmë që Povetkin dhe Uajt janë përballur më 22 gusht dhe boksieri rus shënoi fitore me nokauat në raundin e pestë.

LEXO EDHE:

Back to top button