Shaban Trstena, një nga katër fituesit e çmimit “8 Shtatori”

Olivera Nakovska-Bikova, Branimir Jovanovski, Shaban Trstena dhe Dejan Georgievski, gjatë ditës së enjte do të shpërblehen me çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Bikova njihet si kampione e shumëfishtë në Maqedoni në disiplinën e pistoletës ajrore. Në këtë disiplinë, ajo fitoi medaljen e artë në Lojrat Paraolimpike Verore në Londër.

Branimir Jovanovski, është paraolimpiku i parë që fitoi medalje të artë në Lojrat Paraolimpike.

Ndërkohë Shaban Trstena shpërblehen për fitimin e medaljes së artë në mundje në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1984, medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul, në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982. Trstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe senior, ndërsa u shpall edhe sportist i shekullit të 20-të i Maqedonisë.

Ndërkohë Dejan Georgievski, do të merr këtë çmim, pas fitimit të medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio në taekvondo, dhe çmimit “Sportisti më i mirë i Maqedonisë” për vitin 2021.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që një sportist shqiptarë vlerësohet me këtë çmim në 31 vjetorin nga Pavarsia e Maqedonisë në vitin 1991.

LEXO EDHE:

Back to top button