A po zbatojnë qytetarët rekomandimet për kursimin e energjisë elektrike?

A po zbatojnë qytetarët rekomandimet për kursimin e energjisë elektrike?

Gazetare: Ajnur Bafqari

Të shmanget hapja e shpeshtë e derës së frigoriferit, të gatuhet nëpër tenxhere të vogla dhe të mos hapet dera e furrës së shporetit elektrik pasi ushqimi automatikisht do t’ju kushtojë më shtrenjtë, shkruan Alsat.

Këto janë vetëm disa nga rekomandimet e EVN-së që do të shërbejnë si truqe për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike dhe të shkurtojnë faturën elektrike familjare.

Këto rekomandime janë shumë të qarta për familjen Demiri nga fshati Nerez i Epërm. Edhe pse kjo familje numëron 12 anëtarë, ata kanë arritur të shkurtojnë shpenzimet e energjisë elektrike duke përgjysmuar faturën nga 6000 në 3000 denarë në muaj.

“Më parë ishte problem se ishte edhe ajo ora e rrymës ishte e vjetër dhe arrinte 6000 denarë  deri 6500 dhe atëherë me kërkesën tonë ne e bëmë që të na ndrojnë orën e rrymës dhe e ndërruan, e vendosëm jashtë, të mos jetë Brenda dhe tash ne filluam të kursejmë dhe falë asaj që edhe e kursejmë dhe edhe erdhi ora e mirë  e rrymës u bë që tash ne mbërrijmë 3000- 3500 edhe pse jemi 12 anëtarë, tash verës punon vetëm një shporet elektrik më shumë nuk punojnë, tash dimri si fillon Brenda një muaji, ne ngrohemi me dru dhe nuk kemi punë me rrymë, radiatora… krejt me dru I kemi”, tha Sami Demiri, Kryefamiljar.

Kryefamiljari Sami Demiri thekson se pajisjet e vogla për ngrohje të ujit dhe mikrovale dhe të tjera pajisje që shpenzojnë shumë nuk I përdorin asnjëherë.

“Frigoriferët unë I kam të gjithë në podrum, asnjë nuk e kam afër shporetit, edhe ngat atij me dru nuk I lëmë, I dimë këto prej më herët se ka dëm vetë frizhideri elektrik….Ato si përdorim asnjëherë, asnjëherë si kam përdor në jetë”, u shpreh tutje Demiri.

Hekurosin vetëm një herë në javë, nuk lënë ndezur televizorin dhe po planifikojnë të marrin edhe fenerë, me qëllim shmangien e tërësishme të ndezjes së dritave gjatë natës.

“Te ne hekuroset një herë në javë, jo për dit, gjithçka ka Brenda një ore e kryn… Maqina për larjen e rrobave lëshohet vetëm kur është rryma me të lirën, maqina punon vetëm natën, ditën asnjëherë…. Tash momentalisht kemi bateri natën, nuk I ndezim dritat, tash e kam nijet me ble fenera dhe t’I vendos nëpër korridore që mi ndez që me pas dritë, se përndryshe do të jetë shume e lartë situata. Marrim masat e rrepta në mënyrë rigoroze, edhe televizori nuk punon non stop, ne ma shumë e shohim televizorin kur kemi nevojë me pa lajme”, tha ai.

Nga EVN rekomandojnë që për kursim të energjisë elektrike të shmanget hapja e shpeshtë e derës së frigoriferit dhe ngrirësit, të shkrihet akulli pasi shpenzon më shumë rrymë, të mos lihet ushqim I nxehtë në frigorifer.

Të gatuhet me tenxhere që ka madhësinë e poçes, të shfrytëzohen sa më shumë pajisjet e pinit për kafe, të lëshohen në kohën kur rryma është më e lirë. Mikrovalja si shpenzues I madh I energjisë elektrike për përdoret për porcione të vogla.

Vetëm rrobat më të palara të lahen në 60 gradë, makina të përdoret me tarifën e lirë dhe gjysmë të mbushur, ndërsa të hekurosen përnjëherë dhe jo një nga një. Enët të pastrohen para se të vendosen në pjatalarëse dhe të zgjidhet temperature më e ulët gjatë pastrimit. Ndërsa dritaret të hapen më radhë me qëllim që të mos ftohet hapësira gjatë dimrit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button