Shalland: Për mua avancimi është i rëndësishëm, për ju janë rezultatet

Tekniku zviceran, Bernard Shalland u shkarkua nga Federatën Futbollistike të Kosovës, pas rezultateve të dobëta në kohën e fundit. Bernard Shalland në konferencë për shtyp tha se e ka pasur prioritet avancimin në skuadër.

“Për mua më e rëndësishmja ishte avancimi në skuadër, e di që për ju kanë qenë rezultate, por jo për mua që ka qenë të përmirësohemi dhe kam pasur kënaqësi të madhe me skuadrën në fushë. Kemi pasur raste të jashtëzakonshme, në mënyrën si kemi luajtur, çfarë kemi ndërtuar dhe krijimin e aksioneve. E di që ka pasur gjykime që kemi qenë ofensivë, duhet të jemi më defensivë, por unë mendoj që ky ka qenë potencial.

Nuk e pëlqej shkarkimin, e di që duheshin rezultate, mirëpo nuk e pranoj. Jemi Kosova, jemi që pesë vite, por e di që gjithnjë nga trajneri. Dhe më duhet të them që nuk jam i lumtur me vendimin e Ademit, por falënderues për presidentin, Federatën, përkrahjen e madhe që kemi bërë, që kanë ndikuar në rezultate dhe këto që kemi ndërtuar. Dua t’i them faleminderit presidentit jo vetëm për sot, por për të gjitha që na ka ndihmuar”, deklaroi mes tjerash Shalland.

LEXO EDHE:

Back to top button