Bullizoi një fëmijë, Dafina Zeqiri reagon ashpër ndaj Albi Nakos

“Të ka mami yll”, një format ku fëmijë nga moshat 10-15 vjeç konkurrojnë përballë një jurie ku bën pjesë dhe Albi Nako.

Ky i fundit ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bërë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën. “Të kërcej”, përgjigjet vajza.

Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?”

E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Në këtë moment të sikletshëm për vajzën, u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Erisona Rusi, e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se është vet Nako që ka nevojë për ndihmë.

“Mbasi spo mujna me ta bo tagg…mas pari TV’zionet te cilet i japin rast “personave” si ti?me pas nje vend ne jury&mi bullizu femijet?Ti ki nevoj per ndim, kerkush tjeter!, ka shkruar Dafina.

LEXO EDHE:

Back to top button