Shaqiri tregon se kur do të nënshkruhet marrëveshja për rritjen e pagave në Arsim

Shaqiri tregon se kur do të nënshkruhet marrëveshja për rritjen e pagave në Arsim

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri paralajmëroi se marrëveshja me SASHK-un për rritjen e pagave për 15% do të firmoset javën e ardhshme, shkruan Alsat.

Shaqiri tha se kjo marrëveshje edhe zyrtarisht i jep fund grevës së punonjësve në Arsim dhe çerdhe duke kujtuar se pagat e reja do të hyjnë në fuqi nga muaji shtator.

Gjithashtu, Shaqiri tha se përveç rritjes së pagave punonjësit e arsimit dhe çerdheve do të nënshkruajnë edhe marrëveshjet e reja kolektive.

“E përshëndes faktin që edhe Këshilli i SASHK-ut kanë mbështetur këtë iniciativë, kanë votuar “për”. Për arsye të aktiviteteve nuk kisha mundësi që sot të jem prezent në Shkup. Nga e hëna deri të mërkurën do të caktojmë një ditë më të përshtatshme për ta firmosur marrëveshjen me Sindikatën e Arsimit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button