Shawn Mendes dhe Justin Bieber publikuan sot këngën e re dhe tashmë është një hit

Justin Bieber dhe Shawn Mendes kanë publikuar para pak orësh bashkëpunimin e tyre të parë dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë me më shumë se 7 milionë klikime në “Youtube”. Kënga e dyshes mban titullin “Monster” dhe do të jetë pjesë e albumit “Wonder” që Mendes pritet ta publikojë së shpejti.

Kjo këngë vjen si një rrëfim për jetën e tyre si personazhe të njohur, se si fama i ka ndryshuar dhe problemet që shoqërohen me të.

“Kjo këngë është për mënyrën se si shoqëria i ngre në piedestal personazhet e famshëm dhe më pas i shikojnë duke u rrëzuar dhe kjo duket sikur është pjesë e argëtimit. Dhe është e vështirë. Dhe Justin u zhyt thellë në këtë këngë. Unë dhe ai, edhe dje, folëm bashkë për 1 orë në celular dhe patëm biseda shumë të thella. Ky është një moment i plotë për mua, ky djalë ishte arsyeja pse unë nisa të këndoja. Unë isha vetëm 9 vjeç kur dola kënga “One time” dhe unë u përfshiva shumë në të. Ai ishte si Elvis për mua. Kjo është një nga këngët më të veçanta që unë kam shkruar, sepse ne kemi bërë biseda shumë njerëzore bashkë dhe kemi treguar të vërtetat tona në të”, është shprehur Shawn gjatë një interviste për projektin më të fundit me Justin.

Pritet që këtë këngë, Justin Bieber dhe Shawn Mendes ta performojë për herë të parë bashkë në një skenë për “American Music Awards”.

LEXO EDHE:

Back to top button