fbpx

SHBA, 1.228 viktima dhe 46.140 raste të reja me Covid-19


Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 184.927, prej të cilëve 1.228 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 46.140, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.049.462.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 79,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 692.805 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 32.994 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.764.493 raste dhe India me 3.395.796.

LEXO EDHE:

Back to top button