SHBA: 5 oficerë policie akuzohen për vdekjen e një personi me ngjyrë

SHBA: 5 oficerë policie akuzohen për vdekjen e një personi me ngjyrë

Pesë policë në Tenesi të Shteteve të Bashkuara janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi një person me ngjyrë vdiq pas një kontrolli rutinë. Tyre Nichols, 29 vjeç, ishte ndaluar në Memfis më 7 janar për shpejtësi. Ai vdiq tri ditë më pas.

Zyrtarët presin të japin më shumë detaje, teksa pritet të publikohet edhe videoja e ndalimit të Nichols nga policët.

Pesë policët, që i ishin bashkuar departamentit të policisë në Memfis në gjashtë vjetët e fundit, u larguan nga puna javën e kaluar dhe sipas një hetimi ata ishin “përgjegjës për abuzimin fizik të Nichols”.

Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills, Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith ndodhen në paraburgim.

Të mërkurën, avokatët e familjes së Nichols thanë se autopsia tregoi se ai ishte rrahur.

“Gjetjet paraprake sugjerojnë se Tyre kishte pasur gjakderdhje të madhe, të shkaktuar nga dhuna”, thanë avokatët Ben Crump dhe Antonio Romanucci.

LEXO EDHE:

Back to top button