SHBA, BE e NATO mirëpritën heqjen e barrikadave

SHBA, BE e NATO mirëpritën heqjen e barrikadave

BE, NATO e SHBA kanë përshëndetur heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës, por kërkojnë të bëhet kujdes me hapat që do të ndiqen tani, sepse situata, sipas tyre vazhdon të mbetet delikate.

Për të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, niveli i mosbesimit mes palëve nuk ka qenë kurrë më i lartë se kaq.

Është e rëndësishme, tha ai, të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të nisin të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive dhe për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Lajçak, sipas të cilit afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje.

Komuniteti ndërkombëtar po ndjen një urgjencë të shtuar për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës e Serbisë, shtoi aty. NATO-ja gjithashtu e mirëpriti heqjen e barrikadave në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button