SHBA, demokratët në ofensivë kundër Trampit – ALSAT-M

(AP Photo/Marcio Jose Sanchez)


Pas përzgjedhjes së Bidenit si kandidatin e tyre për presidencialet e 3 Nëntorit, demokratët amerikanë janë hedhur në sulm kundër presidentit Donald Trump. Në krye të ofensivës nuk është vetë Joe Biden siç ndodh në çdo fushatë elektorale. Me tepër intensitet e ka marrë garën zëvendësja e tij Kamala Harris. Në vazhdim të konventës online të demokratëve, ajo akuzoi Donald Trump për lidership të dështuar, për kaos në qeverisjen e vendit, për dështim në përballimin e situatës së pandemisë dhe për nevojën e një qeverisjeje të re, për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara sipas saj në shina. Ndërsa ish-Presidenti Barack Obama, tha se Trump e kishte trajtuar presidencën si një tjetër “reality show”, si ato që bënte dikur në televizion. Obama tha se në 4 vitet e presidencës së tij, Trump e ka përdorur pushtetin për të ndihmuar askënd tjetër veç vetes dhe miqve të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button