SHBA do të kërkojë test negativ për Covid-19 për pasagjerët nga Britania

Pasagjerët e Mbretërisë së Bashkuar që mbërrijnë në SHBA do të duhet të posedojnë rezultat negativ të testit të koronavirusit të ri (COVID-19), për shkak të përhapjes së llojit të ri të virusit në vend.

- Advertisment -

“Së fundmi, autoritetet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan zbulimin e një lloji të ri të virusit SARS-CoV-2. Viruset shpesh ndryshojnë përmes mutacionit dhe analiza paraprake në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se ky lloj i ri mund të jetë deri në 70 për qind më i transmetueshëm sesa llojet që qarkullonin më parë”, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC tha se parandalimet e mëparshme të marra nga administrata e presidentit Donald Trump tashmë kanë reduktuar udhëtimet ajrore të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA me rreth 90 për qind, , transmeton Anadolu.

“Kjo kërkesë shtesë e testimit do të forcojë mbrojtjen e publikut tonë amerikan për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë e tyre, si dhe do të sigurojë udhëtime të përgjegjshme ndërkombëtare”, tha CDC.

Sipas udhëzimeve të reja, pasagjerëve u kërkohet të posedojnë testin negativ jo më të vjetër se tre ditë para fluturimit të tyre nga Mbretërisë e Bashkuar, si dhe të sigurojnë dokumentacionin me shkrim të rezultatit të testit të tyre laboratorik në linjën ajrore.

Linjat ajrore duhet të konfirmojnë rezultatin negativ të testit për të gjithë pasagjerët para se të nisen fluturimin.

LEXO EDHE:

Back to top button