SHBA është më afër ndalimit të TikTok

Senatori amerikan Chuck Schumer njoftoi se duhet të shqyrtohet propozimi për ndalimin e rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se Kina mund të përdorë ligjet e brendshme për të bërë presion ndaj TikTok ose kompanisë që e zotëron atë, BiteDance, për t’i dorëzuar qeverisë kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë që mund të përdoren për qëllime inteligjence ose dezinformimi.

“Ne e dimë se ka pronësi kineze të kompanisë që zotëron TikTok. Dhe ka disa njerëz në Komitetin e Tregtisë që po e shikojnë atë tani. Do të shohim se sa larg do të shkojmë me këtë”, tha Schumer.

TikTok është në pronësi të BiteDance, një nga kompanitë më të mëdha private në Kinë.

Përfaqësuesi i SHBA-së Marco Rubio, një senator republikan nga Florida dhe Angus King, një i pavarur nga Maine, thanë javën e kaluar se po rifusin legjislacionin e ri që synon ndalimin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara nëse nuk i ndërpret lidhjet me pronarin aktual.

TikTok ka mohuar më parë akuzat se ka ndarë të dhënat e përdoruesve me shtetin kinez, duke argumentuar se një ekip sigurie me bazë në SHBA vendos se kush mund të hyjë në të dhënat e përdoruesve amerikanë nga Kina.

Shefi ekzekutiv i TikTok Shu Zi-Chu është planifikuar të dëshmojë para Kongresit në mars për tema që lidhen me politikën e privatësisë së përdoruesve të TikTok, praktikat e sigurisë së të dhënave, ndikimin tek përdoruesit e rinj dhe, sipas një deklarate të Dhomës, “marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Kinës”. raporton shtëpia mediatike amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button